Bota

Kurti arrin në Paris, pritet nga Macron/ Presidenti i Francës ftesë Kosovës dhe Serbisë: Gjeni kompromisin!

23 Qershor 2021, 18:05 Nga DOSJA
Kurti arrin në Paris, pritet nga Macron/ Presidenti i Francës

PARIS-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur para Pallatit Elisee, ku është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Para se të futeshin në ambientet e brendshme të pallatit për të zhvilluar bisedimet, ata janë ndalur për të dhënë një konferencë për mediat. Gjatë konferencës, Macron i ka uruar mirëseardhjen dhe ka thënë se do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, ndërkaq theksoi se fton edhe Serbinë për gjetjen e një kompromisi dhe arritjen e marrëveshjes.

“Do të keni mbështetjen tonë. Afërsia me BE-në, normalizimi i marrëdhënieve, për zhvillimin e qëndrueshëm, po ashtu me përfaqësuesin Lajçak, sikur një popull me vullnet të madh politik nga ana e të dyja vendeve në fjalë, juve dhe z.Vuçiç. I ftoj Kosovën dhe Serbinë të angazhohen si evropian në arritjen e një marrëveshje, dhe gjetjen e një kompromisi”, u shpreh Macron.

LAJMI KRYESOR:Kurti shkon në Francë, takon Presidentin Macron, do të diskutojë për dialogun Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti albin kurti ne france emmanuel macron albin kurti albin kurti ne france emmanuel macron

Sondazh

Poll