Bota

Kurti mban fjalim para pallatit Elysee: Ndihem i privilegjuar, shpresoj shumë nga biseda me ju

23 Qershor 2021, 18:35 Nga DOSJA
Kurti mban fjalim para pallatit Elysee: Ndihem i privilegjuar, shpresoj

PARIS- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasi u takua me presidentin francez Emanuel Macron dha një deklaratë për mediat para se të hynte në pallatin Elysee. Kurti është shprehur i lumtur për vizitën duke u shprehur se ndihet i priviligjuar duke shtuar se nga Franca ka patur vetëm ndodhi të mira për Kosovën.

Fjalimi i Kurtit:

“Jam i nderuar të jem këtu me ju, me presidentin e një shteti të fuqishëm. Është privilegj dhe përgjegjësi si kryeministër i shtetit më të ri në Evropë. Të jem para pallatit presidencial francez duke marrë parasysh se Kosova do të jetë gjithmonë pro aspiratave evropiane. Tanimë realiteti i ri ka përbërës të ri. Ju siguroj president se ne po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel, sidomos pas ardhjes së presidentit Amerikan. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet. Në një situatë të tillë ne do të kontribuojmë. Ndihem i nderuar që kam mundësinë të flas me juve, rreth zhvillimeve të Kosovës. Sado i vogël shteti ynë, ai ka përgjegjësi të ndërtojë vetën, si shtetet me histori, një prej të cilave është Franca. Unë shpresoj shumë nga biseda me ju dhe ju ftoj të vizitoni shtetin tonë”

LAJMI KRYESOR:Kurti shkon në Francë, takon Presidentin Macron, do të diskutojë për dialogun Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti albin kurti ne france emanuel macron albin kurti albin kurti ne france emanuel macron

Sondazh

Poll