Bota

PDK: Kandidatët që duan të garojnë për kryetar partie duhet ta shpallin kandidaturën e tyre deri më 1 korrik

23 Qershor 2021, 13:00 Nga DOSJA
PDK: Kandidatët që duan të garojnë për kryetar partie

KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kandidatët që duan të hyjnë në garë për kryetar partia duhet që të shpallin kandidaturën e tyre deri më 1 korrik. Telegrafi shkruan se PDK-ja në një njoftim ka bërë me dije se ka kohë deri në orën 17:00 të ditës së enjte.

“Kandidati/ja që garon për Kryetar të partisë, duhet të paraqes listën me 50 nënshkrime të delegatëve nga 818 sa ka gjithsejtë Konventa si dhe platformën e tij/saj politike. Grupi punues i Konventës mirëpret nga të gjithë kandidatët që të kontribuojnë rreth përgatitjes sa më të mirë të Konventës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu është bërë me dije se zyrtari që do të kontaktohet për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve do të jetë Betim Gjoshi.

“Zyrtari i lartë përgjegjës i partisë për tu kontraktuar për të gjithë mbarëvajtjen e procesit përgatitor të Konventës së PDK-së është Sekretari Elektoral, Betim Gjoshi”, thuhet në njoftim.

Në krye të PDK-së që pas dorëheqjes së Kadri Veselit, i cili u konfirmua akt-akuza në Hagë, është Enver Hoxhaj. Dy ditë më parë kryesia e PDK-së vendosi që të mbahen zgjedhje të reja për kryetar partie.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet brenda pdk zgjedhjet brenda pdk

Sondazh

Poll