Bota

Kurti niset bashkë me dy zv.kryeministrat drejt Parisit, në mbrëmje takohet me Macron

23 Qershor 2021, 12:56 Nga DOSJA
Kurti niset bashkë me dy zv.kryeministrat drejt Parisit, në

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për në Francë, ku pasdite do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Në këtë udhëtim Kurti shoqërohet edhe dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Emilja  Rexhepi.

Zv.kryeministrja Rexhepi ka publikuar një foto në Facebook në shoqërinë e Kurtit dhe Bislimin në avion.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron. Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti ne france besnik bislimi emilja rexhepi emmanuel macron albin kurti ne france besnik bislimi emilja rexhepi emmanuel macron

Sondazh

Poll