Sport

Xherdan Shaqiri, ambicia e Galatasarayt për Champions League…

23 Qershor 2021, 13:01 Nga DOSJA
Xherdan Shaqiri, ambicia e Galatasarayt për Champions League…

TURQI – Sulmuesi i Liverpool, Xherdan Shaqiri, lojtar titullar i kombëtares së Zvicrës, mund ta vazhdojë karrierën e tij në Turqi. Sipas “FotoMaç”, ai është objektivi kryesor i merkatos verore për presidentin e Galatasarayt, Burak Elmas.

Numri një i klubit turk dëshiron ta përforcojë skuadrën e tij për sezonin e ri me lojtarë, që kanë përvojë në Champions League, çka Shaqirit, si pjesë e anglezëve të “The Reds” nuk i mungon, ndaj edhe shqiptari shihet si objektivi kryesor i presidentit Elmas.

Edhe Lazio dhe Sevilla thuhet të jenë në garë për nënshkrimin e tij, por Galatasaray është tejet i interesuar për shërbimet e futbollistit gjilanas. Shaqiri ka kontratë edhe dy vite me Liverpool dhe vlera e tij shihet nga 15 deri në 20 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport burak elmas fotomaç lojtar titullar i kombëtares së zvicrës sulmuesi i liverpool xherdan shaqiri burak elmas fotomaç lojtar titullar i kombëtares së zvicrës sulmuesi i liverpool xherdan shaqiri

Sondazh

Poll

Sport 23 Qershor 2021, 10:39

Mancini: “Fitohet edhe kur nuk e meriton…”

ITALI – Italia e këtij Europiani është në formë të jashtëzakonshme duke arritur rezultate pozitive dhe njëkohësisht ka kthyer lojën e saj. Tashmë nuk bëhe...

Sport 23 Qershor 2021, 10:33

Sulmuesi i Holandës mbyll Euro2020 përpara kohe

HOLANDE – Përfundon para kohë Europiani për Luuk de Jong. Federata Holandeze e Futbollit njoftoi se sulmuesi i “Tulipanëve” është dëmtuar më gju në stërvi...