Sport

Sulmuesi i Holandës mbyll Euro2020 përpara kohe

23 Qershor 2021, 10:33 Nga DOSJA
Sulmuesi i Holandës mbyll Euro2020 përpara kohe

HOLANDE – Përfundon para kohë Europiani për Luuk de Jong. Federata Holandeze e Futbollit njoftoi se sulmuesi i “Tulipanëve” është dëmtuar më gju në stërvitje të martën dhe është larguar nga grumbullimi.

30-vjeçari, i cili numëron 38 ndeshjen me fanellën portokalli, në fakt nuk ishte zgjedhje e parë e trajnerit de Boer për sulmin. Futbollisti i Sevillas në dy takimet e parë në Grupin C është aktivizuar si zëvendësues.

Në formacionin titullar u preferua shtatlarti Wout Weghorst i mbështetur nga Memphis Depay, ndërsa në sfidën e tretë falë edhe presionit të tifozëve, de Boer i rezervoi një fanellë titullari sulmuesit të ri Donyell Malen.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll