Sport

Tifozët francezë u nisën për në Budapest, por përfundojnë në Bukuresht…

23 Qershor 2021, 11:54 Nga DOSJA
Tifozët francezë u nisën për në Budapest, por

RUMANI – Ndodh edhe kështu. Ndonjëherë disa shkronja bëjnë një ndryshim të madh, i cili në këtë rast është mbi 800 kilometra. Kjo është një fatkeqësi që u ndodhi gjashtë tifozëve të Francës, të cilët duke ngatërruar emrat e Budapestit dhe Bukureshtit, u gjetën në Rumani në vend të Hungarisë, për të ndjekur ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Francë-Portugali.

Një gazetar rumun i “Jurnalul National” i vuri re ata, qartë të çorientuar dhe jashtë kontekstit, jo shumë larg mbështetësve të Ukrainës, të mundur nga Austria të hënën në Rumani. Padyshim që gabimi ka ndodhur me biletat ajrore të blera për në kryeqytetin e Rumanisë në vend të Hungarisë, kryeqytetet e të cilëve janë pritëse të “Euro 2020”.

Megjithatë, për ta do të kishte një ngushëllim: në rast fitoreje në grupin F, Franca do të ndeshet me Zvicrën ose Ukrainën në “Arena Nationala” të Bukureshtit. Gjashtë francezët do të kenë një arsye të shkëlqyeshme për të brohoritur “gjelat”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport budapestit bukureshtit euro 2020 francë-portugali rumani në vend të hungaris budapestit bukureshtit euro 2020 francë-portugali rumani në vend të hungaris

Sondazh

Poll

Sport 23 Qershor 2021, 10:39

Mancini: “Fitohet edhe kur nuk e meriton…”

ITALI – Italia e këtij Europiani është në formë të jashtëzakonshme duke arritur rezultate pozitive dhe njëkohësisht ka kthyer lojën e saj. Tashmë nuk bëhe...

Sport 23 Qershor 2021, 10:33

Sulmuesi i Holandës mbyll Euro2020 përpara kohe

HOLANDE – Përfundon para kohë Europiani për Luuk de Jong. Federata Holandeze e Futbollit njoftoi se sulmuesi i “Tulipanëve” është dëmtuar më gju në stërvi...