Sport

Ronaldo-Mbappe, sfida më e shumë pritur e merkatos…

23 Qershor 2021, 10:22 Nga DOSJA
Ronaldo-Mbappe, sfida më e shumë pritur e merkatos…

FRANCE – Ata të dy kanë më shumë e 13 vite diferencë, që në futboll do të thotë një gjeneratë e tërë. Ronaldo dhe Mbape, prëveçse janë dy nga sulmuesit më të mirë në Europë, janë dhe protagonistët kryesorë të merktos së verës në këtë vit 2021.

CR7 ka deklaruar se do të flasë për të ardhmen e tij në fund të Euro2020 duke nënkuptuar se mardhënia e tij me Juventusin është e prishur tashmë.

Nga ana tjetër nuk ëshë ndonjë gjë e re edhe për sulmuesin francez i cili ka shprehur disa herë dëshirën apo ka nënkuptuar që do të dryshojë fanellë pas përfundimit të Europianit.

Nëse nuk do të qëndorjë tek Juventusi që duket se edhe ata vetë nuk duan ta mbajnë me forcë apo të insistojnë, duhen paguar 20 milion euro për prishjen e marrëveshjes, ndërkohë që bardhezinjtë do të kursenin edhe 31 milion nga paga e tij neto,

Rruga e tij më pas do të ishte vetëm ajo drejt Parisit dhe mënyra e lëvizjes duket se është e zbardhur, veshja e Ikardit bardhezi. E vetmja gjë e vështirë duket e është mbajtja e standartit të pagës që ka tek Juventusi për një kontratë 2-vjecare.

Nga ana tjetër sa i përket sheikëve të Parisi, ronaldo është i vetmi që mund të investojnë, për momenitn, në rast të një largimit të mundshëm të Mbappes. Sulmuesi i Francës ka bërë të ditur me kohë që do të largohet nga Parisi dhe Reali po i qëndorn shumë pranë prej kohësh.

Edhe kjo duket një tratativë e thjeshtë dhe nëse është një klub i interesuar për të mbyllur një marrëveshje të tillë është pikërisht skuadra e Florentino Perezit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll