Politike

Zgjedhjet e 25-prillit, ambasadori Del Monaco: Do takoj Bashën e do flas me të, ODIHR vëzhgon, nuk certifikon, të presim rap

23 Qershor 2021, 09:43 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25-prillit, ambasadori Del Monaco: Do takoj Bashën e do flas me

KORÇË– Ambasadori i OSBE-së Vincenzo Del Monaco ka folur për zgjedhjet e 25 prillit dhe për certifikimin e tyre. Në një deklaratë për mediat nga Korça ambasadori Vincenzo Del Monaco tha se për të thënë diçka përfundimtare duhet pritur raporti i ODIHR për të cilët tha se nuk certifikojnë por vëzhgojnë.

Del Monaco shtoi se ai do të zhvillojë dhe një takim me kryedemorkatin Lulzim Basha me të cilin do të diskutojë në lidhje me këtë gjë. I pyetur për emërimet në AMA, Monaco tha se për të janë shumë të rëndësishme reformat dhe një prej tyre është edhe media.

“Ne të gjithë e kemi lexuar raportin e ndërmjetëm të ODIHR dhe aty përmenden disa gjëra, por them të presim raportin përfundimtar. ODIHR nuk bën certifikim por vëzhgim të procesit unë them që të presim raportin përfundimtar, sepse dua të punoj me gjëra përfundimtare. Në thelb raporti tregon disa përmirësime. Ajo që mund të them është se ne si OSBE kemi pasur bashkëpunim të mirë me partitë politike dhe me KQZ-në dhe kjo është diçka mjaft inkurajuese. Nga prezenca e OSBE-së ka pasur aktivitet të mirë edhe me policinë e shtetit. 7000 efektivë kanë përfituar trajnim. Kemi nxitur një fushatë ndërgjegjësuese që rinia të merrte pjesë në zgjedhje. Mbikqyrja është dicka tjetër. Edhe unë e kam lexuar. Së shpejti planifikoj takim me Bashën dhe këtë çështje mund ta diskutoj me të, jam i interesuar të dëgjoj të gjitha pikëpmajet e partive politike. Në kuadër të respektit që kam për pikëpamjet e partive politike, unë e mbështes plotësisht Shqipërinë. Kjo është një nga arsyet kryesore pse ne bëmë përpjekje të mëdha për të mbështetur shqipërinë në lidhje me procesin zgjedhor. Le të dalë raporti përfundimtar dhe prezenca e OSBE-së do jetë e gatshme për të formuluar rekomandimet. Emërimet në AMA janë një pikë e rëndësishme. Unë mbështes qasje transparente dhe të hapura kur flasim për reformat dhe media është një prej fushave të rëndësishme,”- tha ambasadori Del Monaco.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike vincenzo del monaco zgjedhjet 25 prill 2021 vincenzo del monaco zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll