Politike

Bushati: Negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po kthehen në çështje morali për BE

22 Qershor 2021, 18:57 Nga DOSJA
Bushati: Negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” është shprehur se fillimi i bisedimeve të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po bëhet një çështje morale për Bashkimin Europian.

Bushati ka shpërndarë një status të ministrit gjerman për Europën, Michael Roth, i cili deklaroi se BE duhet të përmbushë detyrimet e saj, duke shtuar se çështjet bilaterale duhet të zgjidhen pa bllokuar progresin e BE-së. 

“Kanë kaluar tre vjet që nga qershori i vitit 2018, kur Këshilli Evropian projektoi rrugëtimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për në BE, por nga kjo e fundit nuk është ndërmarrë ende asnjë hap substancial . Nuk kemi të bëjmë me vakum apo stanjacion. Nisja e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut po kthehet në një çështje morale për BE-në,”-shkruan Bushati. 

Në takimin e sotëm, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk kanë rënë dakord për vendosjen e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ditmir bushati ditmir bushati

Sondazh

Poll