Politike

Bullgaria i mohoi çeljen e negociatave, kryeministri i Maqedonisë së Veriut jep MESAZH: Përfunduam me sukses reformat

22 Qershor 2021, 20:23 Nga DOSJA
Bullgaria i mohoi çeljen e negociatave, kryeministri i Maqedonisë

SHKUP– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë një mesazh indirekt pasi Bullgaria i pengoi vendit të tij, por edhe Shqipërisë vendosjen e një datë për konferencën ndërqeveritare. Zaev ka takuar kryetaren aktuale të OSBE, Ann Linde, e cila është dhe ministre e jashtme e Suedisë.

Kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut vë në pah suksesin që Maqedonia e Veriut ka realizuar të gjitha reformat, që sipas tij u shënuan si obligim nga agjenda evropiane.

STATUSI NGA ZORAN ZAEV

Maqedonia e Veriut përfundoi me sukses reformat që u shënuan si obligim nga agjenda evropiane. Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë dhe kryetari aktual i OSBE-së, An Linde, ka sjellë mbështetje të qartë nga Suedia për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut. Jemi të nderuar që po e udhëheqim OSBE-në në vitin 2023, është njohje e kontributit të Maqedonisë së Veriut si funksionim i demokracisë shumë-etnike. Me përvojën që kemi në zgjidhjen e problemeve dhe çështjet e hapura, do të kontribuojmë me një kontribut të fortë në gjetjen e zgjidhjeve në sfidat.

Në takimin e sotëm, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk kanë rënë dakord për vendosjen e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be zoran zaev integrimi i shqiperise ne be zoran zaev

Sondazh

Poll