Aktualitet

Temperatura deri në 40 gradë! Vendi vijon të pushtohet nga vala e të nxhehtit afrikan, evitoni daljen në mesditë

23 Qershor 2021, 06:20 Nga DOSJA
Temperatura deri në 40 gradë! Vendi vijon të pushtohet nga vala e

TIRANË– Vijon ndikimi i masave ajrore të nxehta mbi vendin tonë, duke diktuar mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin, sipas meteoalb. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse pasditja sjellë kalime vranësirash në zonat malore.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale por dhe maksimale duke  luhatur vlerat ditore nga 15°C mëngjesi deri në 40°C mesdita.

Era do fryjë mesatare  me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Për shkak të valës së të nxehtit afrikan që ka pushtuar vendin tonë gjatë kësaj jave, Urgjenca Kombëtare këshilloi dje që qytetarët të evitojnë ekspozimin në diell nga ora 11:00 deri në 17:00, ku më të kujdesshmit duhet të jenë fëmijët dhe të moshuarit. Urgjenca këshillon që qytetarët të vishen me rroba pambuku dhe lino, si dhe të kenë me vete shishe me ujë, për tu hidratuar. 

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet i nxehti afrikan ne shqiperi parashikimi i motit 23 qershor 2021 i nxehti afrikan ne shqiperi parashikimi i motit 23 qershor 2021

Sondazh

Poll