Aktualitet

Aksident në Durrës, “Smart”-i përplaset me motorin, plagoset 23-vjeçari

23 Qershor 2021, 06:28 Nga DOSJA
Aksident në Durrës, “Smart”-i përplaset me motorin,

DURRËS– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, një natë më parë, në orën 22:00, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Sipas njoftimit të policisë, një persona me inicialet S. L., 23 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, është përplasur me motorin tip “Hunda”, me drejtues shtetasin D. K.. Si pasojë e përplasjes është lënduar personi me inicialet S. L., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:Më datë 22.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.1, Durrës, shtetasi S. L., 23 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, është përplasur me motorin tip “Hunda”, me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi S. L., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtjeshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës durres aksident në durrës durres

Sondazh

Poll