Bota

Kurti shkon në Francë, takon një orë “kokë më kokë” presidentin Macron, kryeministri: S’ka zotim se do

23 Qershor 2021, 06:47 Nga DOSJA
Kurti shkon në Francë, takon një orë “kokë

FRANCË–  Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar për më shumë se një orë presidentin francez, Emmanuel Macron. Në një deklaratë për mediat para hyrjes në pallatin Elysee, Macron i ka uruar mirëseardhjen dhe ka thënë se do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën. Ndërsa theksoi se fton dy vendet, duke përmendur dhe Serbinë, për gjetjen e një kompromisi dhe arritjen e marrëveshjes mes palëve. 

Nga ana tjetër, kryeministri Kurti është shprehur se Kosova do të jetë gjithmonë pro aspiratave europiane, duke vlerësuar ndihmën e dhënë pas çlirimin e vendit. Më pas, në takimin që zgjari më shumë se një orë, palët diskutuan për pandeminë anti-COVID, për më shumë investime nga Franca në Kosovë, për arsimin, liberalizimin e vizave si prioritet i Qeverisë Kurti dhe dialogun me Serbinë. Pas takimi, Kurti tha për mediat se nuk kishte marrë asnjë premtim për liberalizimin e vizave. 

Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër. Ftesën për takim, Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti albin kurti ne france emmanuel macron albin kurti albin kurti ne france emmanuel macron

Sondazh

Poll