Bota

Gara për kreun e PDK-së! Gent Cakaj “shuan” thashethemet, sqaron ambicien: Jam tërhequr plotësisht nga politika

22 Qershor 2021, 20:17 Nga DOSJA
Gara për kreun e PDK-së! Gent Cakaj “shuan” thashethemet,

PRISHTINË– Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm në Shqipëri, Gent Cakaj ka mohuar zërat se do të garojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai u shpreh se nuk ka si synim të bëhet pjesë e ndonjë partie politike në Kosovë.

“Unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht”, është shprehur Cakaj.

Më 3 korrik, PDK-ja do të zgjedhë kryetarin e ri, ku në garë pritet të jenë Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi dhe Vlora Çitaku. Më herët, PDK është drejtuar nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, por të dy janë në Hagë, ku po përballen me akuza për krime lufte.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni gent cakaj kosove zgjedhjet ne pdk gent cakaj kosove zgjedhjet ne pdk

Sondazh

Poll