Bota

Tentativa për të kërkuar pavarësi më 2017-ën, Qeveria Spanjolle fal liderët separatistë: Duam të ulim tensionet

22 Qershor 2021, 19:45 Nga DOSJA
Tentativa për të kërkuar pavarësi më 2017-ën,

SPANJË-Qeveria spanjolle ka falur zyrtarisht 9 liderët separatisë katalanas të dënuar për përpjekjet e tyre për pavarësi më 2017.

Mediat raportojnë se ata janë burgosur pasi janë shpallur fajtorë për kryengritje më 2019, ndërsa tre të tjerë janë dënuar për mosbindje, por nuk janë burgosur. Këto falje kanë rritur pakënaqësi në Spanjë dhe dhjetëra mijëra persona kanë protestuar kundër këtij vendimi, më herët gjatë këtij muaji.

Qeveria ka thënë se ky vendim do të ndihmojë në ulje të tensioneve për çështjen e Katalonjës. Përpjekjet për pavarësi të këtij rajoni gjysmë-autonom, gati katër vjet më parë, patën shtyrë Spanjën drejt krizës më të madhe politike në 40 vjet.

“Me këtë akt ne duam të nisim një epokë të re të dialogut dhe pajtimit, dhe t’iu japim fund ndarjeve dhe përballjeve”, ka thënë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, në një adresim televiziv.

Lirimi i të burgosurve mund të marrë disa ditë, pasi faljet duhet të nënshkruhen nga mbreti dhe të publikohen në gazetën zyrtare të shtetit. Ky vendim nuk kthen mbrapsht ndalesën për këta persona që të mbajnë pozita zyrtare dhe kushtin që të mos përfshihen në krime tjera për një periudhë kohore, ka thënë kryeministri Pedro Sanchez të martën. Ai ka thënë se Qeveria nuk u ka kërkuar të falurve që të braktisin idetë e tyre politike, duke theksuar se ata janë dënuar për veprimet e tyre, dhe jo për besimet.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota liderët separatisë spanje liderët separatisë spanje

Sondazh

Poll