Bota

BE siguron 150 milionë doza të vaksinave antiCOVID nga Moderna, kontrata u lejon të shpërndarjnë për vendet në nevojë ja

23 Qershor 2021, 05:59 Nga DOSJA
BE siguron 150 milionë doza të vaksinave antiCOVID nga Moderna,

TIRANË– Komisioni Europian ka nënshkruar kontratën e dytë me kompaninë farmaceutike Moderna për marrjen e 150 milionë dozave të vaksinës antiCOVID për vitin 2022. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se kontrata garanton shpërndarjen në kohë nga tremujori i tretë i vitit 2021 deri në fund të vitit 2022 dhe mundësinë për ta përshtatur atë me nevojat e secilit shtet anëtar të BE-së në varësi të situatës së tyre epidemiologjike.

Kontrata parashikon gjithashtu edhe blerjen e vaksinave për variantet e reja të koronavirusit. Tashmë shtetet Anëtare të Bashkimit Europian kanë mundësinë të rishesin ose të dhurojnë doza për vendet në nevojë jashtë unionit. Presidentja e Këshillit Europian, Ursula von der Leyen e ka ndarë këtë lajm të mirë përmes rrjeteve sociale.

“Ne kemi siguruar 150 milionë doza shtesë të vaksinave. Dhe ne jemi duke siguruar një kontratë për fleksibilitetin që na duhet për të blerë një gjeneratë të re të vaksinave të adaptuara COVID-19, të cilat janë efektive kundër këtyre varianteve. Kjo do të na mundësojë të mbrojmë qytetarët nga variante të reja të virusit,”- shkruan Von der Leyen.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota be merr 150 mln doza nga moderna be merr 150 mln doza nga moderna

Sondazh

Poll