Aktualitet

“I preva linjën e paligjshme të ujit”/ Goditet drejtori i ujësjellësit në Fushë-Arrëz, Gjinaj: Nuk e njoh

22 Qershor 2021, 19:27 Nga DOSJA
“I preva linjën e paligjshme të ujit”/ Goditet drejtori i

TIRANË– Drejtori i Ujësjellësit në Fushë-Arrëz, është sulmuar ditën e sotme nga një qytetar, i identifikuar si Marjan Qafa.

Anduel Gjinaj, ka deklaruar se është dhunuar për shkak të detyrës. Gjinaj ka bërë ndërprerjen e një linje të paligjshme të ujit që i përkiste Marjan Qafës, ndaj është sulmuar nga ai.

“Jam Anduel Gjini, sapo kam bërë kallëzimin përpara prokurorisë së rrethit gjyqësor Pukë sepse shtetasi Marjan Qafa më ka goditur sepse i kam prerë linjën e paligjshme të ujit. Nuk e njoh përpara Marjanin dhe nuk kam pasur asnjë marrëdhënie me të ndaj unë ia lë prokurorisë dhe gjykatës që të merret me zotërinë në fjalë. Asnjë nuk më intimidon dhe nuk më shantazhon as nuk më ushtron presion për të ushtruar detyrën time që më ka lënë ligji në funksion të ndërmarrjes” – tha Gjinaj i cili ka bërë kallëzimin në polici dhe në prokurorinë e Pukës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anduel gjinaj anduel gjinaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2021, 17:58

TIRANË- Aeroporti “Nënë Tereza” jep një tjetër lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që duan të vizitojnë shtetin fqinj të Greqisë. Në një njoftim zyrtar, ...