Editorial

Guidat lokale të zonës së Kukësit promovojnë Shtegun e Ngjyrave në Kukës: Këtë vit pritet të kemi 3000-5000 vizitorë

9 Qershor 2021, 20:05 Nga DOSJA
Guidat lokale të zonës së Kukësit promovojnë Shtegun e

KUKËS- Dy guidat lokale të zonës së Kukësit, Ermal Hallaçi dhe Afrim Tahiraj  promovojnë Shtegun e Ngjyrave në Kukës, i cili është renditur si destinacioni kryesor i këtij sezoni turistik i cili sapo ka filluar. Me anë të fotove dhe videove ata kanë sjellë pamje nga Kukësi destinacioni i të cilit fillon nga Guri i Mëngjesit në Shishtavec-Gryk-Cajë e deri në Radomirë. Vitin e kalur kishte rreth 3000 vizitorë ndërsa këtë vit pritet të shkojë nga 3000-5000 vizitor dhe turistë të huaj.

Shkrimi i plotë:

Shtegu i Ngjyrave në Kukës është rënditur destinacioni kryesor i këtij sezoni turistik që sapo ka filluar. Kukësi është kthyer në vëmëndjen e vizitoreve vendos por jo vetem por edhe turistët e huaj kanë preferuar këtë destinacion. Fundjava që kaloi ishte startimi i vizitoreve neë Shtegun e Ngjyrave . Këtë destinacion e promovuan dy guidat Lokale të zonës së Kukësit Ermal Hallaçi dhe Afrim Tahiraj. Ky destinacion fillon nga Guri i Mëngjesit në Shishtavec -Gryk-Cajë e deri në Radomirë. Nga qeshori deri në fund të gushtit livadhet alpine janë të mbushura me shumëllojshmëri të luleve. Të gjithë operatorët turistikë shprehen se destinacioni më i kërkuar për tu frekuentur për këtë sezon do jetë Shtegu i Ngjyrave në Kukës. Vitin e kalur kishte rreth 3000 vizitorë ndërsa këtë vit pritet të shkojë nga 3000-5000 vizitor dhe turistë të huaj. Ermal Hallaçi Guida Lokale e Kukësit ju ben apel institucioneve që të mos shpërdorojnë bugjetin për këtë sektor por të mbështesin projektet e duhura . Në Parkun Natyror Korab -Koritnik nuk ka asnje tabele informuse ,shtigjet turistike nuk janë të lyera me bojë për të informuar drejtimin e shtegut. Gjithashtu në Kukës nuk ka një zyrë informacioni për turistët!

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial guidat turistike kukes kukes guidat turistike kukes kukes

Sondazh

Poll

Editorial 7 Qershor 2021, 11:03

Kur vidhen zgjedhjet, populli përgjigjet me flakë

Në vitin 2016, në Austri u përsëritën zgjedhjet presidenciale për shkak se në dy qendra votimi ndodhën dy gabime thjesht formale. Në njërën komisionerët kishin ...

Editorial 3 Qershor 2021, 10:50

Pikëpyetjet në rishkrimin e historisë

Një nismë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për rishkrimin e Historisë së Shqipërisë që nga antikitetit e deri në ditët e sotme, ka ngjallur një debat të m...