Art&Argëtim

Lakuriq, me një gotë birrë në duar! Femra e meshkuj shijojnë njëri-tjetrin nudo në Londër (FOTO)

26 Maj 2019, 00:02 Nga DOSJA
Lakuriq, me një gotë birrë në duar! Femra e meshkuj

MBRETËRI E BASHKUAR– Për shumë njerëz, kjo është një eksperiencë ‘e padëshiruar’, madje e parealizueshme, por një nga klubet në Londër, është pajisur me licensën më të çuditshme. Me një gotë birre në duar, në kryeqytetin britanik, mund të gostisni nudo.

Nëse thjesht duke menduar imazhin e pahasur ndonjëherë, ju krijoni paragjykim, duhet thënë që ky lokal nuk bën aspak për ju. Por, është i përshtatshëm për njerëzit që duan të dalin dhe të shijojnë një pasdite, siç i ka bërë nëna natyrë.

Të gjithë klientët dhe stafi i klubit më të çuditshëm në botë, mund të frekuentojnë nudo këtë vend, pa asnjë kompleks. Pronari, Alastair Choat thotë se kjo është pjesë e atmosferës së bashkësisë që po ushqen në lokalin e tij.

“Traineri dhe Kuajt”, është emri lokalit që dikur ishte i famshëm si mikpritësi i “pronarit më të shquar të Londrës”, Norman Balon. Ky klub është drejtuar nga Choat që nga viti 2006. Gjatë 13 viteve të fundit, ai tashmë e ka kthyer objektin në një lokal nudistësh.

Choat dhe bija e tij Hollie gjithashtu ringjallën pijet tradicionale të Londrës dhe u përpoqën të mbanin atë që ata e quajnë “atmosfera boheme aq e dashur nga shkrimtarët, gazetarët, aktorët dhe artistët”.

Tani, kjo është zgjeruar për të mirëpritur mysafirët lakuriq. Filloi me një kalendar të zhveshur, të prodhuar nga Choat dhe stafi i tij për të ndihmuar në rritjen e të ardhurave. Për të realizuar projektin e tyre për një klub të frekuentuar nga nudistë, duhej të kërkonin leje nga autoritetet lokale.

Ndërkohë, ekipi i Choat ka nisur një peticion online, duke fituar mbështetje nga më shumë se 10,000 njerëz. Ka gjithashtu një peticion në shtëpi që Choat thotë se ka 5.000 nënshkrime.

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim britani nudo traineri dhe kuajt britani nudo traineri dhe kuajt

Sondazh

Poll