Art&Argëtim

Pesë trende të teknologjisë që ‘shfrytëzohen’ nga industria e bukurisë për të joshur klientët

25 Maj 2019, 22:54 Nga DOSJA
Pesë trende të teknologjisë që

Kur L’Oreal tha vitin e kaluar se nuk donte të ishte firma numër një në botë, por “kompania numër një e teknologjisë së bukurisë”, kuptuam se industria e bukurisë kishte kaluar në një fazë më të zhvilluar. Teknologjia po përdorej si një mjet marketingu, për të bindur klientët virtualisht, përmes aplikacioneve të ndryshme.

Por, cilat janë trendet kryesore të teknologjisë?

50% e grave ankohen se nuk mund të gjejnë tonin e duhur për fytyrën e tyre dhe gratë me tone më të errëta të lëkurës janë ankuar për më shumë zgjedhje. Por, vendosja e mijëra toneve në raftet e dyqaneve do të ishte “jopraktike”. Për këtë arsye nevojitet inteligjenca artificiale, që gjen përputhjen e saktë të tonit të duhur për lëkurën tuaj duke ju ofruar një ton të personalizuar. Në Britani të Madhe praktikat kanë filluar.

Sipas firmës hulumtuese, kërkesa për kozmetikë të personalizuar po rritet me shpejtësi. Por, në 85 paund për një shishe 30ml, “Le Teint Particulier” nuk është i lirë dhe disa kanë paralajmëruar se çmimi i lartë i kozmetikës së personalizuar i ndalon ato të jenë gjithpërfshirëse.

Ndërsa blejmë më shumë nga markat tona të bukurisë në internet, gjithnjë e më shumë po përdorim realitetin e shtuar (AR) për të rritur përvojën dhe kuptuar çfarë na shkon më tepër. Përmirësimet në njohjen e imazhit dhe teknologjinë e ndjekjes së fytyrave po i bëjnë këto mbishkrime dixhitale më të sakta. Ekzistojnë programe si “Artisti Virtual”, ku njerëzit mund të provojnë me mijëra tone buzësh apo produkte të tjera kozmetike përmes programeve specifike të firmës, duke krijuar një ide se çfarë i shkon nga nuancat.

Sephora thotë se më shumë se 200 milionë tone janë provuar përmes “Artistit Virtual” që kur u lançua në 2016 dhe një mori markash të tjera, kanë nisur edhe aplikacionet “try on”. Por, disa rishikues paralajmërojnë se aplikacionet nuk zëvendësojnë përpjekjet për produkte të vërteta para jush duke theksuar se nuk janë 100% të sakta.

A do të besonit tek një kompjuter për të vlerësuar lëkurën tuaj? “HiMirror”, një “pasqyrë e zgjuar”  është krijuar për të bërë posaçërisht këtë. Merrni një fotografi të fytyrës tuaj çdo herë që hyni në program dhe skanoni rrudhat, pikat e kuqe, poret, linjat e holla dhe nivelet e ndriçimit. Programi i normalizon këto detaje duke ju dhënë këshilla të personalizuara si dhe rekomandime për produktin.

Disa ekspertë të kujdesit ndaj skicave paralajmërojnë se, pa u dhënë më shumë kontekst përdoruesve për rezultatet e tyre të lëkurës, produkte të tilla mund të dëmtojnë në mënyrë të panevojshme vetëvlerësimin e njerëzve, nëse reagimet janë negative.

A do t’i shohim ndonjëherë robotët të na vendosin make-up? Një numër i pajisjeve të lëshuara në vitet e fundit sugjerojnë se mundemi. Së fundmi është shpikur një pajisje në formë printeri, që zbaton sasi të vogla tonesh në lëkurë për të fshehur moshën, pikat e kuqe ose defekte të tjera.

P & G, e cila shpreson të lançojë produktin deri në vitin 2020, thotë se saktësia e printerit do të thotë se ka nevojë për serum relativisht pak, prandaj faturat e make-up-it të njerëzve duhet të bien.

Një nga trendet më të fundit të teknologjisë së bukurisë nuk përfshin kozmetikën e vërtetë.

Frymëzuar nga çmenduria për filtrat AR në Snapchat dhe Instagram, artistët “e-make up” ju mundësojnë të shkarkoni pamjen e jashtme make-up për të përmirësuar vetën tuaj dixhitale.

Një artiste në ballë të këtij trendi është Inez Marzet i Parisit, e njohur në internet si Ines Alpha, krijimet e të cilës kanë stolisur fotot e artistëve, muzikantëve dhe modeleve në Instagram. Ajo gjithashtu ka bërë një seri filtrash që mund të shkarkohen nga të gjithë për Snapchat.

“Ajo mund të ndryshojë ngjyrën, mund të jetë 3D ose e ylbertë, gjëra që nuk do të ishin të mundshme në jetën reale”,– shpjegon zonja McDowell e Vogue.

 

 

Aren’t we already avatars of ourselves? ? This is a still life from the 3D makeup video inspired by the #filav94m I made with @viceitaly ! BG visual from their #sneakernet @Zalando campaign which are super cool!! thank you #riccardotrotta

A post shared by ines alpha (@ines.alpha) on

Burimi: BBC

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim industri bukurie make up teknologji trendet e teknologjisë industri bukurie make up teknologji trendet e teknologjisë

Sondazh

Poll