Aktualitet

KPP rrëzon vendimin e KESH për riparimin e dëmtimeve të turbinave në Fierzë e Vaun e Dejës

21 Qershor 2021, 17:25 Nga DOSJA
KPP rrëzon vendimin e KESH për riparimin e dëmtimeve të

TIRANË– Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar vendimin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare për përjashtimin e dy kompanive nga procedurat e prokurimit. KESH i cili drejtohet nga Ergys Verdho, ka kryer skualifikime të padrejta nga gara, çka është konstatuar edhe nga KPP. Komisioni i konsideron të bazuara ankesat e subjekteve të përjashtuara dhe ka urdhëruar anulimin e vendimit të KESH.

‘Ora news’ raporton se Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar një tjetër vendim të Koropratës Elektroenergjitike Shqiptare për përjashtimin e dy kompanive nga një procedurë prokurimi.

Sipas dokumentave në mars të këtij viti, KESH ka zhvilluar procedurën e prokurimit për Riparimin e dëmtimeve të turbinave në Fierzë dhe Vaun e Dejës.

Fondi i përcaktuar kapte vlerën e 49.8 milionë lekëve dhe për të shfaqën interes dy operatorë ekonomikë, të cilët u përjashtuan nga gara me argumentin se nuk plotësonin kriteret e vendosura.

Ky është rasti i dytë në një periudhë të shkurtë që KPP rrëzon një tjetër vendim të KESH-it. E njëjta situatë ndodhi pak ditë më parë në tenderin për “Rikonstruksionin e rrugës Vau i Dejës-Koman” me fond limit 2.5 miliardë lekë. Komisioni i konsideronte kriteret e vendosura si diskriminuese duke ulur mundësinë e pjesëmarrësve në tender.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fierze dhe vau i dejes kesh komisioni i prokurimit publik koroporata elektroenergjitike fierze dhe vau i dejes kesh komisioni i prokurimit publik koroporata elektroenergjitike

Sondazh

Poll