Aktualitet

Ndryshime të tjera në Shkodër, jep dorëheqjen drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor

21 Qershor 2021, 13:11 Nga DOSJA
Ndryshime të tjera në Shkodër, jep dorëheqjen drejtori i

SHKODËR– Ndryshime të tjera kanë ndodhur në Shkodër, në institucionet shtetërore.  Markens Shllaku nuk do të jetë më drejtor rajonal i Fondit i detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor. Ai ka dhënë dorëheqjen nga posti dhe vendin e tij pritet ta zë Aldo Gjoka.

Shllaku pritet që pas dorëheqjes të emërohet në një pozicion tjetër në shëndetësi. Ndërkohë, ky është ndryshimi i dytë brenda pak ditësh në rang drejtorësh në Shkodër.

Më herët, dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër, Ilir Niklekaj teksa në vendin e tij u emërua Serdar Hoxha.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldo gjoka markens shllaku aldo gjoka markens shllaku

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Qershor 2021, 12:51

TIRANË– Viktor Ymeri, daja i Edison Harizajt, i njohur si ‘faqedjeguri’ mund të hapë ‘kutinë e Pandorës’ për shkeljes në burg. Në një shkrim, Anila H...