Bota

Hedh divanin nga dritarja, turku për pak sa nuk vret fqinjen: Shpëtoi për pak, mund të isha bërë vrasës

21 Qershor 2021, 09:59 Nga DOSJA
Hedh divanin nga dritarja, turku për pak sa nuk vret fqinjen: Shpëtoi

TURQI- Një burrë në Turqi për pak sa ka vrarë fqinjen e tij, pasi ka hedhur një divan të vjetër nga dritarja. Dailymail shkruan se ngjarja ka ndodhur në periferi të Stambollit. Mesut Duran, i cili kishte blerë një divan të ri, përtonte që ta zbriste poshtë divanin e vjetër dhe ta hidhte në koshë, kështu që gjeti një zgjidhje të lehtë, e hodhi atë nga dritarja.

Në momentin që e hodhi divanin poshtë një fqinje e tij, po kalonte dhe për pak sa i ra divani në kokë. Pas kësaj ngjarje Duran, u shpreh se nuk e kishte vënë re komshien që kaloi dhe se nëse do e kishte kapur divani në kokë, ai do ishte bërë vrasës.

Nuk pashë njeri poshtë dhe thashë ta hidhja divanin e vjetër. Por, papritur doli fqinja ime, që për pak sa nuk u shtyp nga divani. Fatmirësisht, shpëtoi. Mund të isha bërë vrasës”, tha Duran.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota hedh divanin nga dritarja mesut duran hedh divanin nga dritarja mesut duran

Sondazh

Poll