Takimi me Macron, Hoxhaj: Kurti të heqë dorë nga marrëzitë politike dhe të sillet me përgjegjshmëri
21 Qershor 2021, 08:51Nga DOSJA
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka dhënë një këshillë paraprake Kryeministrit Albin Kurti në lidhje me takimin që ka me Presidentin francez Emmanuel Macron javën e ardhshme. Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka kritikuar qasjen që Kurti bëri në takimin me Vuçiç javën e parë, dhe ka thënë se shpreson që ai të ketë reflektuar në lidhje me “marrëzitë politike” dhe të sillet me përgjegjshmëri.
“Java e kaluar shënoi mjerimin politik të kësaj Qeverie, që me cirkuset e tij diplomatike e manifestoi Albin Kurti. Në vend të njohjes nga Serbia, në Vjenë ai kërkoi mos sulmimin nga ajo. Në vend se të zotohet për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit dhe forcimin ekonomik të vendit, mohoi ligjshmërinë e saj. Meqë këtë javë Kosovën e pret një tjetër takim i rëndësishëm dhe i vështirë në Paris, uroj që Albin Kurti të ketë reflektuar mbi marrëzitë e tij politike të ditëve të fundit e mjerimin anarkist dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore e institucionale,” shkruan Hoxhaj.
Albin Kurtijavën e ardhshme do të niset drejt Francës për një takim diplomatik që ka me Presidentin Macron. Në këtë takim pritet që të diskutohen qasjet e Kosovës në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell do të informojë ministrat e jashtëm të BE-së për raundin e fundit të dialogut Kosovë-...
GREQI- Prova të reja janë zbuluar nga ngjarja që ka tronditur Greqinë rreth 40 ditë më parë, ku piloti mbyti në shtratin martesor bashkëshortën e tij, vetëm 20 ...
SHBA– Të premten Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden pritet të takohet në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani dhe kryetarin e Këshil...
SHBA– Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia ...
SHBA– Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan minimizoi të dielën rëndësinë e zgjedhjes së përkrahësit të vijës së ashpër Ebrahim Raisi...
IRAN– Agjencia bërthamore e Iranit tha se për shkak të një “defekti teknik” impianti bërthamor i vendit është mbyllur përkohësisht.“Uzina u hoq nga ...
IRAN– Kleriku i linjës së ashpër, Ebrahim Raisi është shpallur fitues i zgjedhjeve të brendshme të Iranit, që u mbajtën më 18 qershor. Procesi zgjedhor u ...
BRITANI– Ministrat e kabinetit britanik, duke përfshirë Rishi Sunak, këtë javë do të nxisin Boris Johnson të mos mbajë mënjanë ministrat e tij, pasi zyrta...