Bota

Tërmet në Stamboll/ Qytetarët të frikësuar braktisin banesat, eksperti: Ishte çlirim tensioni

20 Qershor 2021, 15:10 Nga DOSJA
Tërmet në Stamboll/ Qytetarët të frikësuar braktisin

TURQI- Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë, epiqendra e të cilit ishte provinca e Kartalit, u ndje dje pasdite në Stamboll.  Mediat e huaja raportojnë se askush nuk u lëndua nga lëkundjet, të cilat shkaktuan panik tek banorët.

Frika më e madhe për banorët ishte se mos tërmeti pasohej nga një i dytë, ndaj dhe  qytetarët shihen në panik jashtë banesave të tyre.

Anëtari i fakultetit ITU Övgün Ahmet Ercan, në vlerësimin e tij të tërmetit në Stamboll, tha: Ishte çlirim lokal i tensionit. Nuk janë paralajmërimet e një tërmeti të madh. Unë nuk pres një tërmet të madh pas kësaj.

Vendi u trondit vitin e kaluar nga një prej tërmeteve më shkatërrimtare në qytetin bregdetar të Izmirit, ku u humbën jetën më shumë se 100 vetë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota övgün ahmet ercan termet 3.9 balle ne turqi övgün ahmet ercan termet 3.9 balle ne turqi

Sondazh

Poll