Bota

Vrau gruan në sy të fëmijës! Nuk ka asnjë person të tretë, Policia greke konfirmon se piloti 32-vjeçar ishte ‘KOKA’

20 Qershor 2021, 14:36 Nga DOSJA
Vrau gruan në sy të fëmijës! Nuk ka asnjë person

GREQI– 39 ditë më parë, në orët e para të mëngjesit, një telefonatë alarmoi Policinë e Atikës në Athinë. Një burrë, duke qarë, telefononte për të kërkuar ndihmë pasi 3 persona i kishin hyrë në shtëpi e i kishin vrarë gruan, nënën e vajzës 11-muajshe.

Zëdhënësja e Policisë Greke, Anna Efthimiou iu referua lëvizjeve të para të policëve që ishin në shtëpinë fatale dhe panë skenën e krimit dhe foshnjën pranë nënës së vdekur, të dhënat që dolën nga hetimi në orët e para, por edhe përshkallëzimin e hetimeve dhe shqyrtimi i provave, të cilat përfunduan në rrëfimin e 32-vjeçarit.

Sipas mediave greke, hetimi policor ka përfunduar dhe nuk zbuloi përfshirjen e një personi të tretë në kryerjen e krimit në Glyka Nera, dmth nuk kishte prova që dikush ndihmoi 32-vjeçarin. 

Pas transferimit të tij nga Alonissos, ishte ai vetë që përshkroi me saktësi veprimet e tij,”-u bë me dije nga Policia. 

Në rrëfimin e tij, për të cilin mendonte se ishte perfekt, Babis tregonte se si tre persona të huaj kishin mësyrë në shtëpinë e tij, duke i vrarë fillimisht qenin dhe më pas gruan. Për ta bërë më të besueshme shpiku faktin se janë shqiptarë, ndoshta për të ngjallur më shumë reagime në opinionin publik, duke zhvendosur vëmendje nga vetja. Por kishte shumë mospërputhje? Fillimisht tha se vetë kishte pësuar gjendje të fikti, më pas pretendonte se kishte parë një shqiptar biond.

Pas 8 orësh, në Polici, i vendosur përballë efektivëve Babis Anagnostopulos u rrëfye. Piloti 32-vjeçar pretendoi se gruaja e tij i tha se do ta linte, madje se kishte filluar dhe të kërkonte hotel për të qëndruar. Babis gjithashtu në rrëfimin e tij, tregoi se Caroline kishte ndryshuar pas lindjes së fëmijes dhe se ishte bërë e dhunshme. Ai më tej, tregoi edhe mënyrën se si e mbyti atë me jastëk, si dhe vrau edhe qenin që ta bënte ngjarjen që sajoi më të besueshme.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni anna efthimiou babis anagnostopulos krimi ne greqi vrasja e caroline crouch anna efthimiou babis anagnostopulos krimi ne greqi vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll