Aktualitet

EMRAT/ Zbardhet plagosja e pronarit të ‘Orange Club’ me 20 plumba në Sarandë, IDENTIFIKOHEN dhe shpallen në kërkim auto

20 Qershor 2021, 09:30 Nga DOSJA
EMRAT/ Zbardhet plagosja e pronarit të ‘Orange Club’ me 20

SARANDË– Është zbardhur ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri pronari i ‘Orange Club’, Spiro Iljadhi.

Autorët e ngjarjes janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim nga policia. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për  dy vëllezrit Andrea dhe Visi Caushi, si dhe Redjan Hadëri, të cilët si pasojë e një konflikti të çastit plagosën me armë zjarri biznesmenit Spiro Iljadhi dhe aksidentalisht një kalimtar të rastit, Marin Jano.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mengjesin e sotëm, në lagjen Nr.1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., dhe M. J. Identifikohen dhe shpallen në kërkim tre autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mengjesin e sotëm, kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, shtetasit: A.C., 35 vjeç V. C., 33 vjeç (vëllezër) dhe R. H., 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë.

Këta shtetas, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, Sarandë, në afërsi të një lokali, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe një kalimtar të rastit shtetasin M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit S. I. Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e tyre, vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Lajmi kryesor: E RËNDË/ 20 plumba drejt pronarit të ‘Orange Club’ në Sarandë, biznesmeni Spiro Iljadhi vjen me urgjencë drejt Tiranës me plagë të shumta në bark, të shtënat kapin edhe turistin amerikan (NGJARJA)

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet andrea caushi plagoset spiro iljadhi plagosja ne orange club redjan haderi visi caushi andrea caushi plagoset spiro iljadhi plagosja ne orange club redjan haderi visi caushi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Qershor 2021, 08:03

“Vdes” rrapi 400-vjeçar i Tabakëve

TIRANË– Rrapi i Tabakëve, një nga monumentet natyrore më të vjetra në Tiranë, nuk çeli më këtë pranverë, duke e mbyllur ciklin e tij jetësor. ...