Bota

Armenët votojnë në zgjedhjet parlamentare pas krizës politike gjatë luftës gjashtëjavore

20 Qershor 2021, 11:16 Nga DOSJA
Armenët votojnë në zgjedhjet parlamentare pas krizës

ARMENI- Armenët po votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që po mbahen pas krizës politike të shkaktuar nga mposhtja e forcave armene nga Azerbajxhani, gjatë luftës gjashtëjavore në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.

Kryeministri, Nikol Pashinian thirri zgjedhjet e reja, pas protestave të opozitës, që kritikuan atë për humbjen në luftë, e cila përfundoi pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit në muajin nëntor, që u ndërmjetësua nga Moska.

Marrëveshja e brishtë e paqes riktheu sovranitetin e Azerbajxhanit mbi një pjesë të Nagorno-Karabakut, që ishin kontrolluar nga forcat etnike armene, që prej një lufte të zhvilluar në fillim të viteve 1990. Kjo humbje tronditi armenët dhe nxiti krizë politike brenda vendit.

Që prej arritjes së armëpushimit, besimi i publikut ndaj kryeministrit Pashinian ka rënë nga 60 për qind në 24 për qind.

Në zgjedhjet e 20 qershorit garojnë 21 parti dhe katër koalicione. Por, sondazhet sugjerojnë se partia e Pashinianit “Kontrata Civile” dhe partia e sapoformuar “Aleanca Armene” e ish-presidentit, Robert Kocharian, do të fitojnë rreth 24 për qind të mbështetjes.

Rreth 2.6 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje edhe pse ka indikacione që dalja në zgjedhje do të jetë e ulët. Rezultatet e para pritet të dalin në orët e vona të 20 qershorit, por rezultatet përfundimtare do të bëhen publike në ditët apo javët në vazhdim.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nikol pashinian robert kocharian zgjedhjet ne armeni nikol pashinian robert kocharian zgjedhjet ne armeni

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2021, 08:28

Përvjetori i votimit të Berlinit si kryeqytet

GJERMANI– Vera e vitit 1991, Gjermania ishte ribashkuar tetë muaj më parë – pas 45 vitesh. Republika Demokratike Gjermane (RDGJ) dhe socializmi i pë...