Bota

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, policia në kërkim të autorit

20 Qershor 2021, 08:35 Nga DOSJA
Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, policia në kërkim

PRISHTINË– Një person është plagosur me armë zjarri gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Policia vendase bën me dije se i plagosuri ndodhet në spital,  ndërsa autori i dyshuar ndodhet në arrati.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë si dhe arrestimin e autorit të plagosjes. 

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja plumbash dhe një fishek.

Njoftimi i policisë:

VRAJSE NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE/ Prishtinë 19.06.2021 – 12:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar,  dy gëzhoja dhe një fishek. I dyshuari gjendet në arrati  ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.  Rasti vazhdon të hetohet.

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora plagsoje ne prishtine plagsoje ne prishtine

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2021, 08:28

Përvjetori i votimit të Berlinit si kryeqytet

GJERMANI– Vera e vitit 1991, Gjermania ishte ribashkuar tetë muaj më parë – pas 45 vitesh. Republika Demokratike Gjermane (RDGJ) dhe socializmi i pë...