Bota

Bisedimet për marrëveshjen bërthamore të Iranit do të rinisin në Vjenë

20 Qershor 2021, 11:11 Nga DOSJA
Bisedimet për marrëveshjen bërthamore të Iranit do të

AUSTRI– Negociatorët do të rinisin bisedimet që kanë për qëllim ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit, pas raportimeve se ka pasur mospajtime për disa çështje kyçe.

Bisedimet, që rinisin më 20 qershor, janë pjesë e raundeve të fundit të bisedimeve në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore që po mbahen në Vjenë që prej muajit prill.

Shtetet e Bashkuara më 2018 u tërhoqën nga marrëveshja, ku Irani ishte pajtuar që të frenojë programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Zyrtarët kanë lënë të kuptohet se kanë dallime, veçmas në çështje kyçe.

Negociatori rus, Mikhail Ulyanov njoftoi në Twitter për vazhdimin e bisedimeve në Vjenë për marrëveshjen bërthamore.

Një marrëveshje për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore është e arritshme, por ende nuk është finalizuar”, tha ai.

Palët që ende janë pjesë e marrëveshjes janë: Irani, Rusia, Kina, Franca, Britania, Gjermania dhe Bashkimi Evropian.

Shtetet e Bashkuara janë prezentë, por nuk negociojnë drejtpërsëdrejti, për shkak se Irani refuzon që të takohet ballë për ballë me SHBA-në.

Që prej se presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, Teherani ka rinisur pasurimin e uraniumit, që mund ta çojë këtë shtet drejt zhvillimit të armëve bërthamore.

Pasardhësi i Trumpit, presidenti Joe Biden, ka shprehur vullnetin e tij për t’iu ribashkuar marrëveshjes, pasi Uashingtoni të jetë i sigurt se Teherani do të respektojë zotimet e tij.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota donald trump joe biden marrëveshja bërthamore me iranin donald trump joe biden marrëveshja bërthamore me iranin

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2021, 08:28

Përvjetori i votimit të Berlinit si kryeqytet

GJERMANI– Vera e vitit 1991, Gjermania ishte ribashkuar tetë muaj më parë – pas 45 vitesh. Republika Demokratike Gjermane (RDGJ) dhe socializmi i pë...