Bota

Vizita e Osmanit në Turqi/ Presidentja e Kosovës jep detaje pas takimit me homologun Erdogan

19 Qershor 2021, 06:21 Nga DOSJA
Vizita e Osmanit në Turqi/ Presidentja e Kosovës jep detaje pas

TURQI-Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pas vizitës në Turqi ku u takua me homologun e saj turk Recep Tayyip Erdogan ka dhënë detaje rreth diskutimeve në takim përmes një postimi në Facebook.

Osmani tha se me presidentin turk, biseduan për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha.

“Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha. E falenderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum.”

Takimi ka qenë i mbyllur për media, ndërsa është mbajtur në Qendrën e Kongreseve NEST, ku bahet edhe forumi.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora recep tayyip erdoğan vjosa osmani recep tayyip erdoğan vjosa osmani

Sondazh

Poll