Aktualitet

MEGA ARRESTIME/ Trukim ndeshje, DROGË dhe grup kriminal! I vihen prangat prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, oficerit, arbitri

19 Qershor 2021, 07:35 Nga DOSJA
MEGA ARRESTIME/ Trukim ndeshje, DROGË dhe grup kriminal! I vihen prangat

TIRANË– Me urdhër të SPAK, janë arrestuar prokurori i Sarandës Sali Hasa, oficeri i policisë gjyqësore Napolon Hodaj, arbitri Qerim Ruçi, dhe një zyrtar i klubit të Përmetit, të dyshuar për korrupsion.

Në pranga kanë rënë: Sali Hasa, Napolon Hopdaj, Qerim Rudi, Bledar Hajderini, Julian Zera, Emiljano Mirani. Në arrest shtëpie është lënë Elsona Papa, ndërsa Hysen Korenica duhet të paraqitet në polici.

Hetimet kishin nisur për disa vepra penale, kryesisht “trafik droge” dhe “grup kriminal”, dhe më pas është zbuluar një skemë tjetër që lidhet me trukimin e ndeshjeve të futbollit.

Sali Hasa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Hetimet për prokurorin Sali Hasa, kanë zbuluar edhe rastin e trukimit të ndeshjeve në kategorinë e dytë, konkretisht për ndeshjen Selenica-Përmeti, ku nga përgjimet ka rezultuar se ishte e paracaktuar.

Hasa është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si i dyshuar për veprën penale të korrupsioni pasiv të funksionarëve të tjerë të drejtësis.

Burime nga GJKKO bëjnë bëjnë me dije se arrestimi dhe hetimet ndaj Sali Hasës kanë lidhje dhe me ish-gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila prej muajsh është shkarkuar nga detyra dhe mbahet në masën e sigurisë “Arrest me burg”.nHasa ka dalë në përgjime në një skemë të njëjtë me atë të gjyqtares Enkeleda Hoxha, pjesë e të njëjtit hetim për trafik droge të nisur që prej vitit 2020. Çështja për gjyqtaren është veçuar nga dosja për trafikun e drogës, ndërsa SPAK vijoi hetimet ku prokurori i Sarandës Sali Hasa, dhe Oficeri i policisë gjyqësore u arrestuan me urdhër të SPAK, pikërisht në sajë të kësaj dosje.

Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, akuzohet për veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në kuadër të këtyre hetimeve është arrestuar edhe Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, dhe Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”.

Julian Zera dhe Emiljano Mirani janë arrestuar gjithashtu pasi akuzohen për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”; për këtë vepër penale është lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” e hetuara Elsona Papa.

Papa, motra e një të arrestuarit për ‘plagosje të lehtë me dashje’, kishte kërkuar që të pushonte një çështje për vëllain e saj, kundrejt ryshfetit. Nga përgjimet e autorit që kishte kryer plagosjen ka dalë në dritë edhe ndërhyrja e saj tek prokurorit për pushim të çështjes.

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndaj shtetasit Hysen Korenica (ish ekspert mjeko – ligjor), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ekspertim i rremë”.

SPAK dhe FNSH kanë ushtruar kontrolle në zyrat e Prokurorisë së Sarandës, si dhe në banesa. Prokurori Sali Hasa është sjellë në Tiranë, pasi ditën e hënë do të njihet me masën e sigurisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar hajderini elsona papa emiljano mirani hysen korenica julian zera napolon hodaj qerim ruci sali hasa trukim ndeshjesh ne sarande bledar hajderini elsona papa emiljano mirani hysen korenica julian zera napolon hodaj qerim ruci sali hasa trukim ndeshjesh ne sarande

Sondazh

Poll