Aktualitet

U raportua për 300 kilogramë/ Kokaina në portin e Durrësit, zbulohet sasia e vërtetë e lëndës narkotike pas peshimit

19 Qershor 2021, 06:17 Nga DOSJA
U raportua për 300 kilogramë/ Kokaina në portin e Durrësit,

DURRËS– Në lidhje me sekuestrimin e sasisë së kokainës që u kap ditën e djeshme në Durrës, janë bërë të ditur detaje të reja.

Policia e Durrësit ka dhënë informacion shtesë në lidhje me sasinë e madhe të kokainës që u kap dje në port, ku pas peshimit rezultoi të ishte një sasi më e madhe nga sa u raportua fillimisht. Bëhet e ditur se pesha totale e kokainës së gjetur brenda një kamioni që ishte nisur nga Maqedonia është 324 kilogramë e 400 gramë.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritet doganore të Portit, u sekuestrua një sasi e madhe lëndë narkotike kokainë, ju informojmë se:Në vijim të punës së kryer nga grupi hetimor, pas përfundimit të peshimit të pakove me kokainë, rezultoi se pesha totale është 324 kilogramë e 400 gramë.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën hetimore në bashkëpunim dhe me autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut për zbardhjen, dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.”, njofton zyrtarisht policia e Durrësit.

Kokaina, e paketuar dhe e mbështjellë me kuti të markave të njohura si ‘Dior’, ‘Chicago Bulls’, ‘Louis Vuitton’, ‘Kenzo’, ‘PSG’ dhe të Whiskey-t të famshëm Brazilian ‘Velho Barriero’ u sekuestrua mesditën e djeshme në Portin e Durrësit. Kamioni ishte nisur nga Belgjika, kishte kaluar përmes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe me një kamion me targa maqedonase, kishte mbërritur para dy ditësh në Durrës. Në Shqipëri kamioni është futur përmes Qafë Thanës, ku pas kontrolleve ka rezultuar i pastër.

(a.b)dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nazif ajrofski sekuestrohen 300 kg kokaine ne durres nazif ajrofski sekuestrohen 300 kg kokaine ne durres

Sondazh

Poll