Aktualitet

“Shkencetarë shqiptarë nga e gjithë bota, bashkohuni”/ Krijohet Instituti i Fizikës te Akademia e Shkencave, e drejton R

19 Qershor 2021, 05:45 Nga DOSJA
“Shkencetarë shqiptarë nga e gjithë bota,

TIRANË– Ditën e djeshme është themeluar në Akademinë e Shkencave Instituti Kombëtar i Fizikës, model i parë i këtij lloji në Shqipëri.

Mbledhja themeluese u mbajt me praninë fizike dhe online të anëtarëve të parë të bordit të Institutit Kombëtar të Fizikës; akad. Rexhep Meidani, akad. Floran Vila, prof. Halil Sykja, dhe me pjesëmarrjen e fizikanëve shqiptarë që punojnë në qendrat shkencore brenda dhe jashtë trojeve tona dhe akad. asoc. Mimoza Hafizi, prof. Ardian Gojani, prof. Orion Çiftja anëtarë të Akademisë dhe Kryesisë.

Veprimtarinë për themelimin e Institutit të Fizikës e çeli akademik Neki Frashëri, Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike, që ia dha fjalën e hapjes Kryetarit të Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushit.

Kryetari i Akademisë së Shkencave foli për rolin e ngritjes së njësive të reja dhe instituteve në kuadër të reformës dhe theksoi se prej kohësh është debatuar në Akademinë e Shkencave midis fizikanëve dhe matematikanëve ideja e krijimit të dy instituteve të fizikës e të matematikës.

Pra, qëllimi i të gjitha këtyre njësive apo instituteve është që komuniteti përkatës, konkretisht ai i fizikanëve të krijojnë një pikë kohezioni për të afruar kontigjentet e fizikanëve me kolegët e vet që punojnë në departamente apo institute brenda Shqipërisë me ata që jetojnë jashtë Shqipërisë, tha akad. Gjinushi, ndërsa në shenjë nderimi përmendi kontributin e fizikanit të shquar shqiptar, Artan Boriçi, të ndarë pak muaj më parë nga jeta, një nga nismëtarët e këtij instituti.

Gjatë diskutimeve lidhur me vizionin e Institutit Kombëtar të Fizikës, Rexhep Meidani përshëndeti iniciativën dhe tha se Instituti Kombëtar i Fizikës do të shërbejë si një kupolë mbështetëse për kërkimin shkencor.

Shpresoj shumë se do të arrijmë të kontaktojmë me shkencëtarët në trojet shqiptare dhe se do t’i shërbejë brezit të ri për t’u lidhur me pikat më të rëndësishme të kërkimit shkencor në botë., -tha akad. Meidani.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet instituti i fizikes te akademise se shkencave rexhep meidani instituti i fizikes te akademise se shkencave rexhep meidani

Sondazh

Poll