10 të arrestuar në TIRANË! Të rinjtë bëjnë ‘kërdinë’, kundërshtuan efektivët, drejtim mjeti në gjendje të dehur
19 Qershor 2021, 06:48Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në mesin e dhjetë të arrestuarve është dhe një grua, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit të saj. Kjo e fundit nga dhuna ka tentuar që ti bëjë dëme vetes së saj.
Arrestimi i vjehrrës, me inicialet M.K, u bë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6.
NJOFTIMI I POLICISË:
Arrestohen në flagrancë 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 25 vjeç, sepse ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi sasi me lëndë narkotike kanabis.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. K.,pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit, e cila si pasojë e dhunës psikologjike ka tentuar të dëmtojë veten e saj.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:F. V., 39 vjeç, R. K., 40 vjeç, A. B., 51 vjeç, D. L., 39 vjeç, Ç. Sh., 49 vjeç dhe I. A., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;S. G., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Një makinë i djegur mëngjesin e sotëm në autostradën Milot-Thumanë, pranë kryqëzimit të Patokut.Bëhet e ditur se mjeti është në pronësi të shefit t...
TIRANË– Delta, varianti shumë ngjitës Covid-19 i identifikuar për herë të parë në Indi, është duke u bërë lloji dominues i sëmundjes në të gjithë botën.Kjo...
DURRËS– Në lidhje me sekuestrimin e sasisë së kokainës që u kap ditën e djeshme në Durrës, janë bërë të ditur detaje të reja.Policia e Durrësit ka dhënë in...
TIRANË– Ditën e djeshme është themeluar në Akademinë e Shkencave Instituti Kombëtar i Fizikës, model i parë i këtij lloji në Shqipëri.Mbledhja themel...
TIRANË– Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore nga veriu i kontinenti afrikan do të diktojë kushtet e motit edhe në territorin shqiptar.Për pasoj...
GREQI– Dëshmia e plotë e Babis Anagnostopulos është zbardhur nga mediat greke. CNN.gr shkruan se para policisë, piloti 32-vjeçar ka shprehur pendim për v...
TIRANË– Një aksident i rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se një makinë e llojit ‘Wolkswagen’ ka kaluar me semafor të kuq në z...
ELBASAN- Një stuhi breshëri ka rënë pasditen e sotme në Elbasan. Mesohet se madhësia e kokrrës breshërit ka qënë e madhe, duke dëmtuar kështu disa hektarë të mb...
KSAMIL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil. Pushuesi 56-vjeçar Frank Westgard nga Norvegjia ka humbur jetën, pasi ka dalë nga dush...