Aktualitet

EMRI+FOTO/ Për pushime me të dashurën në Ksamil, humb jetën 56-vjeçari norvegjez sapo del nga dushi  

18 Qershor 2021, 20:36 Nga DOSJA
EMRI+FOTO/ Për pushime me të dashurën në Ksamil, humb

KSAMIL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil. Pushuesi 56-vjeçar Frank Westgard nga Norvegjia ka humbur jetën, pasi ka dalë nga dushi. Mësohet se shtetasi norvegjez në Shqipëri ndodhej për pushime me të dashurën e tij.

Sipas informacioneve të deritanishme Westgard pasi ka dalë nga dushi nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar për kontroll në qendrën shëndetësore të Ksamilit, në të cilën ka humbur dhe jetën. Gjithashtu mësohet se 56-vjeçari kishte probleme me presionin e gjakut.

Momentalisht trupi ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës, dhe se nesër do të transportohet për në Tiranë për hetime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet frank westgard humb jeten pushuesi 56-vjeçar ne ksamil frank westgard humb jeten pushuesi 56-vjeçar ne ksamil

Sondazh

Poll