Bota

‘Jepi përgjigjet e sakta, ndale mashtrimin!’, Ramush Haradinaj ka tre pyetje për Kurtin lidhur me Asociacionin

18 Qershor 2021, 20:45 Nga DOSJA
‘Jepi përgjigjet e sakta, ndale mashtrimin!’, Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka drejtuar tre pyetje kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook i ka kërkuar përgjigjie të sakta Kurtit për pyetjet që kanë të bëjnë me Asociacionin dhe këtë herë të ndalë mashtrimin.

Tre pyetjet në postimin e Haradinaj:

E para: A jeni kundër Asociacionit, apo jeni kundër Asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës?

Pyetja e dytë: A keni propozuar Asociacion gjeografik, çka nënkupton ai dhe a është në bazë të Kushtetutës së Kosovës?

Pyetja e tretë: Nëse keni propozuar Asociacion gjeografik, atëherë na trego pse ky Asociacion është më i mirë sesa Asociacioni në bazë të Kushtetutës së Kosovës të cilin e përkrah edhe Amerika edhe BE-ja?

Pyetjet nga lideri i AAK-së erdhën pas takimit të Albin Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel të marten ku foli edhe për çështjen e Asociacionit të komunave serbe.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurtit ramush haradinaj albin kurtit ramush haradinaj

Sondazh

Poll