Bota

Marrëveshja e Washingtonit, qeveria Kurti e hedh poshtë: Nuk është legjitime

18 Qershor 2021, 18:53 Nga DOSJA
Marrëveshja e Washingtonit, qeveria Kurti e hedh poshtë: Nuk

KOSOVË- Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu është shprehur se marrëveshja e Washingtonit nuk ka legjitimitet. Në një intervistë për Ekonomia Online, është shprehur dokumenti nuk ka asnjë vlere pasi për të nuk është konsultuar dhe diskutuar në Kuvend.  

“Për ta përsëritur një qëndrim të kamotshëm të kryeministrit Kurti më duhet të them se së pari ai dokument nuk e ka vlerën dhe natyrën juridike të një marrëveshjeje për shkak se asnjë nuk është sjellë në Kuvend as për t’u diskutuar as për ta marrë mbështetjen e Kuvendit dhe si i tillë me të drejtë është quajtur si dokument me zotime të njëanshme të një Qeverie e cila në kohën e nënshkrimit të këtij dokumenti ishte pa legjitimitet dhe më pastaj në ndërkohë u pat vërtetuar se nuk gëzon ligjshmërinë e nevojshme për të qenë në Qeveri. Përtej asaj ne jemi në kontakt me ShBA-në për të punuar së bashku për temat të cilat kanë interes të përbashkët” ,tha Kryeziu.

Ndërkohë që më parë në lidhje me këtë marrëveshje edhe Kryeministri Kurti është shprehur se marrëveshja nuk do të implementohej për shkak se ishte nënshkruar nga një kryeministër i paligjshëm.

“Kur të kthehemi në detyrë, nuk kemi obligime ndaj zotimeve të një kryeministri të paligjshëm të Kosovës. Nënshkrimi poshtë teksteve jokoherente dhe jotransparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë”, shkruan Kurti.

Por pse kanw ardhur kwto reagime?

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë për Radio Televizionin 21, në fillim të muajit maj, u shpreh se Administrata e Presidentit Joe Biden zyrtarisht ka konstatuar se Marrëveshja e Washingtonit duhet të jetë baza për bashkëpunimin e mëtejshëm. Kosnett gjithashtu u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet t’iu përmbahen zotimeve të tyre dhe të punojnë së bashku për mbarëvajtjen e Marrëveshjes.

“Administrata e Biden-it ka konstatuar edhe zyrtarisht që Marrëveshjet e Washingtonit duhet të jenë bazë për punën tonë përpara. Ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet t’u përmbahen këtyre zotimeve dhe të punojnë së bashku”, u shpreh Kosnett.

Marrëveshja e Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë u arrit në 4 shtator të vitit të kaluar. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje për Normalizimin Ekonomik.

(I.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden kosove-serbi marreveshja e washintonit philip kosnett joe biden kosove-serbi marreveshja e washintonit philip kosnett

Sondazh

Poll

Bota 18 Qershor 2021, 16:17

GREQI- Bashkëshorti dhe njëkohësisht vrasësi i 20-vjeçares britanike Caroline Crouch në Greqi, Babis Anagnostopulos është shfaqur i penduar për krimin e ...