Aktualitet

Ishte nisur nga Maqedonia e Veriut, zbulohet DESTINACIONI, për ku ishin paketuar 300 kg kokainë firmato

18 Qershor 2021, 14:40 Nga DOSJA
Ishte nisur nga Maqedonia e Veriut, zbulohet DESTINACIONI, për ku ishin

TIRANË– Kamioni me 300 kg kokainë do të shkonte drejt Italisë. Dosja.al ka mësuar se kamioni me lëndën narkotike që u sekuestrua mesditën e sotme në Portin e Durrësit ishte nisur nga Maqedonia e Veriut dhe si destinacion kishte Italinë.

Shqipëria ishte thjesht një tranzit për të, vend ku dhe u zbulua droga. Pas kontrollit të kamioni që drejtohej nga një 40-vjeçar, u gjet kokaina e paketuar në kuti firmato të markave të ndryshme si  ‘Dior’, ‘Chicago Bulls’, ‘Louis Vuitton’, ‘Kenzo’ e ‘PSG’.

Në pranga është vënë 40-vjeçari që ishte edhe drejtuesi i mjetit.

LAJM KRYESOR: ‘Dior’, ‘Chicago Bulls’, ‘Louis Vuitton’ e ‘Kenzo’, sekuestrohen 300 kg kokainë e fshehur në kutitë firmato, vihen në pranga maqedonasi, kamioni i ngarkuar me ‘të bardhë’ po kalonte transit

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen 300 kg kokaine ne durres sekuestrohen 300 kg kokaine ne durres

Sondazh

Poll