Kusari i përgjigjet deklaratës arrogante të Lajçak: Nëse nuk të pëlqen puna shko diku tjetër
KOSOVË– Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari ka reaguar ndaj Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak lidhur me deklaratën për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kusari i ka thënë Lajçakut që nëse nuk i pëlqen puna e tij ndoshta duhet të shkosh diku tjetër.
Miroslav Lajçak dje ka deklaruar se nëse Kosova nuk i beson BE-së le të shkojë diku tjetër. Kusari ka shkruar se kjo deklaratë e diplomatit sllovak është arrogante.
“Po i kundërpërgjigjem Miroslav Lajçakut. Nëse nuk të pëlqen puna jote ndoshta duhet të shkosh diku tjetër. Çfarë deklarate arrogante nga dikush që është i thirrur t’i ndihmojë shtetet që të vijnë më afër BE-së e jo të shikojnë më larg nga ajo”, ka shkruar Kusari në Twitter.
As ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka komentuar deklaratën e Lajcak.
“Arrogant. Ekstremisht arrogant. Zgjerimi nuk është projekt altruist. Për më tepër, nëse Bashkimi Evropian dështon në fqinjësi, atëherë si presin burokratët e BE-së, të merren seriozisht me vende më të largëta dhe shumë më komplekse”, thotë ajo.
Miroslav Lajçak dje ka deklaruar se nëse Kosova s’i beson BE-së le të shkojë diku tjetër, kur është pyetur se a duhet Kosova t’i besojë BE-së për liberalizimin e vizave përderisa Bashkimi Evropian ka dështuar ta heq regjimin e vizave për kosovarët.
Deklarata e Lajçakut është pritur me reagime të ashpra në Kosovë.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
‘Mua mu errën sytë dhe e mbyta’/ Çfarë ndodhi natën e VRASJES? Piloti tregon zënkën me Caroline: Më tha të
GREQI-‘Mu errësuan sytë dhe e mbyta’- kështu u shpreh Babis Anagnostopulos, përballë policisë greke ditën e djeshme. Piloti grek, pranoi pas disa or...
‘I bëra vetë të gjitha’/ Bashkëshorti i Karoline ‘zbërthehet’ para hetuesve grekë, tregon çdo gjë që kreu natë
GREQI– Bashkëshorti 32-vjeçar i Caroline Krauts pranoi se është autor i vrasjes së 20-vjeçares, 7 orë pasi u mor në pyetje nga hetuesit. Piloti pr...
Krimi në Glyka Nera/ Dëshmitë e mëparshme të 32-vjeçarit që vrau bashkëshorten, si përfshiu shqiptarët në lojën e ti
GREQI- Charalambos Anagnostopoulos është 32-vjeçari që vrau bashkëshortën e tij disa javë më parë në Glyka Nera në Greqi. Gjatë gjithë kohës, kur krimi n...
Aktrim i pastër! Momenti kur piloti vrasës përqafonte familjarët e të shoqes, para se të arrestohej mbante të bijën në
GREQI– Piloti 32-vjeçar ka arritur të aktrojë mjaft mirë deri në momentin e fundit që u vu përpara provave që e akuzonin për vrasjen e të shoqes, Karolin...
Takimi Biden-Putin përmbyllet me respekt, por pa zgjidhur mosmarrëveshjet
GJENEVË- Presidenti Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin i dhanë fund takimit mes tyre me komente pozitive për bisedimet, megjithëse mbeten dal...
Përpjekjet e fundit të Shkupit për ta bindur Sofjen
BULLGARI- Kryeministri Zaev, zëvendëskryeministri për Integrimin Evropian Dimitrov dhe ministri i Jashtëm Osmani vizitojnë zyrtarisht Bullgarinë në përpjekje të...
PDK: I kemi nënshkrimet për ta dërguar presidenten në Kushtetuese
KOSOVË- Partia më e madhe opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, thotë se ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme të deputetëve për të dërguar në K...
Kurti: Nuk mund të ketë asociacion komunash me bazë etnike
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se nuk mund të ketë Asociacion komunash mbi baza etnike, sepse një mekanizëm i tillë është në ku...
E rëndë në Maqedoninë e Veriut, sherr me babanë, djali e vret me thikë
MAQEDONIA E VERIUT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar më Maqedoninë e Veriut. Policia në njoftimin e saj bën me dije se djali ka vrarë babanë e t...