Bota

‘I bëra vetë të gjitha’/ Bashkëshorti i Karoline ‘zbërthehet’ para hetuesve grekë, tregon çdo gjë që kreu natë

18 Qershor 2021, 05:25 Nga DOSJA
‘I bëra vetë të gjitha’/ Bashkëshorti i Karoline

GREQI– Bashkëshorti 32-vjeçar i Caroline Krauts pranoi se është autor i vrasjes së 20-vjeçares, 7 orë pasi u mor në pyetje nga hetuesit. Piloti pranoi se ata kishin shpesh zënka mes tyre e se Caroline donte të ndahej.

Sipas ‘newsbomb.gr’, piloti 33-vjeçar pranoi se i bëri të gjitha vetë dhe se nuk kishte asnjë bashkëpunëtor në krim. Charalambos Anagnostopoulos madje ka bërë të ditur se ka lidhur veten e tij, në mënyrë që të dukej sikur e kishin lidhur ‘grabitësit’

Autori i vrasjes së 20-vjeçares u përball me dy oficerë të Departamentit të Vrasjeve për orë të tëra për të dhënë shpjegime në lidhje me të dhënat e reja që policia kishte në duart e tyre.

Ai tregoi se nuk kishte planifikuar asgjë dhe se pas asaj që ndodhi, ai u përpoq të mbulonte gjurmët e tij. Ky është shpjegimi për “drejtimin” në skenën e vrasjes, i cili përfshin varjen e qenit të familjes, heqjen e kartës dixhitale nga regjistruesi i shtëpisë, madje edhe faktin që ai u gjet i lidhur …

Ngjarja e rëndë ndodhi në Greqi pak javë më parë. Sipas dëshmisë së rreme të bashkëshortit të saj, tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar edhe vetë atë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë (sipas tij), por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni charalambos anagnostopulos vrasja e caroline crouch charalambos anagnostopulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 17 Qershor 2021, 19:46

TIRANË– Parlamenti holandez ka votuar pro hapjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, po ka një kusht.Balknaweb shkruan se...