Të drejtat e njeriut në Katar, Norvegjia vendos nesër fatin për pjesëmarrjen në Kupën e Botës, mund të vetë-përjashto
17 Qershor 2021, 16:02Nga DOSJA
NORVEGJI-Nesër pritet të jetë një ditë e rëndësishme për Norvegjinë. Përfaqësuesja nordike mund të vendosë të vetë-përjashtojë veten nga Kupa e Botës 2022 në Katar, pavarësisht nga rezultatet e arritura deri më tani në kualifikuese (dy fitore dhe një humbje deri më tani në grupin G, në të cilin përfshihen edhe Turqia, Hollanda, Mali i Zi, Letonia dhe Gjibraltari).
Arsyeja dihet: ekipi kombëtar ku luan super ylli Erling Braut Haaland ka dalë hapur kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut që ndodhën në vendin që organizon kampionatin më (21 nëntor – 18 dhjetor 2022).Federata e Futbollit do të votojë mbi propozimin e bojkotit dhe nëse arrihet në vetë-eleminim kjo do të ishte e para në historinë e futbollit.
“Të drejtat e njeriut brenda dhe jashtë fushës”, lexohej në bluzat e veshura nga lojtarët norvegjezë në ndeshjet e mëparshme të ekipit kombëtar, një shembull i ndjekur gjithashtu nga Hollanda, Danimarka dhe Gjermania. Në bazë të protestës janë kushtet e punëtorëve që emigruan në Katar, të cilët kanë vdekur me mijëra vitet e fundit, përfshirë ndërtimin e impianteve për të organizuar Kupën e Botës. Ole Kristian Sandvik, zëdhënës i shoqatës së tifozëve norvegjezë, tha “do të ishte sikur të luanit futboll në një varrezë”.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
EUROPË-“Ato ishin ditë shumë të veçanta ku futbolli nuk ishte gjëja më e rëndësishme. Ishte një tronditje që do të jetë pjesë e imja dhe e jona përg...
EUROPË– Së pari Cristiano Ronaldo me Coca-Cola-n, pastaj ishte radha e Paul Pogba me birrën Heineken. Pas episodeve të pijeve të hequra gjatë disa ko...
PORTUGALI-Cristiano Ronaldo është një nga ata lojtarë që ka lënë shenjë të përjetshme në historinë e futbollit dhe që njihet nga të gjitha brezat. Por përjashti...
Sport17 Qershor 2021, 11:14
DURRËS– Jo vetëm ndeshjet e futbollit shoqërohen me episode “boksi”…tanimë ky fenomen duket se është përhapur edhe në basketball. N...
ITALI – Ndeshja e Giorgio Chiellini kundër Zvicrës, e dyta për Italinë në “Euro 2020” zgjati vetëm 25 minuta. Kapiteni “azzurro” u detyrua të linte fushën...
DANIMARKE – Raundi i dyti i ndeshjeve të grupeve ka filluar dje dhe me to edhe takimet e zjarrta, pasi disa kombëtare mund të sigurojnë kalimin. Sot pritet të z...
GJERMANI – Lojtarët e Gjermanisë mund të heqin dorë nga dieta e tyre e shëndetshme dhe do të trajtohen me peshk dhe patate të skuqura, nëse arrijnë në fin...
DANIMARKE- Christian Eriksen do ti nënshtrohet një operacioni në zemër! Këtë e bëri të ditur, mjeku i ekipit kombëtar të Danimarkës Morten Boesen, i cili ka qen...