Sport

17 Qershor 2021, 11:14 Nga DOSJA

DURRËS– Jo vetëm ndeshjet e futbollit shoqërohen me episode “boksi”…tanimë ky fenomen duket se është përhapur edhe në basketball. Një incident është regjistruar ditën e djeshme në kampionatin e basketbollit në Durrës.

Në ndeshjen e vlefshme për finalen e Kupës së Republikës mes “Teuta Basket” dhe “Goga Basket”, pati një përplasje trup më trup mes dy lojtarëve të skuadrave të ndryshme.

Përplasja në fushë u pasua me ofenfime dhe më pas në konflikt fizik mes dy palëve. 

Kaq mjaftoi që të nisë një sherr masiv mes lojtarëve të dy skuadrave. Herë pas here, disa prej basketbollistëve gjendjen në tokë, duke iu sulur njëri-tjetrit. Më pas është qetësuar dhe loja ka vijuar normalisht, ndërsa fituese doli “Teuta Basket”.

(k.m/dosja/al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport durres ndeshja "teuta basket"-"goga basket" durres ndeshja "teuta basket"-"goga basket"

Sondazh

Poll

Sport 17 Qershor 2021, 08:59

Gattuso e mbyll pa e filluar akoma me Fiorentinën

ITALI – Gennaro Gattuso u afrua te Fiorentina menjëherë pasi mbylli aventurën e tij me Napolin. Për vjollcët ishte një entuziazëm i madh që kishin marrë një si ...