Sport

Chiellini u ankua për një dëmtim muskulor, sot testet mjekësore…

17 Qershor 2021, 10:15 Nga DOSJA

ITALI – Ndeshja e Giorgio Chiellini kundër Zvicrës, e dyta për Italinë në “Euro 2020” zgjati vetëm 25 minuta. Kapiteni “azzurro” u detyrua të linte fushën për shkak të një problemi të muskujve në kofshën e majtë.

Në vend të tij, trajneri Roberto Mancini futi në fushë Francesco Acerbi. Të enjten, kapiteni Chiellini do t’i nënshtrohet testeve mjekësore që do të japin përgjigje më precize për shkallën e dëmtimit të mbrojtësit. Para “KO”, Giorgio Chiellini kishte shënuar, por goli u anulua nga VAR, për shkak të prekjes së topit me dorë.

“Asgjë nuk mund ta prishë një gëzim kaq të madh. Ne jemi në raundin e dytë. Vazhdoni kështu”,- ka shkruar Chiellini në faqet e tij në rrjete sociale.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport francesco acerbi giorgio chiellini kapiteni “azzurro” roberto mancini francesco acerbi giorgio chiellini kapiteni “azzurro” roberto mancini

Sondazh

Poll

Sport 17 Qershor 2021, 08:59

Gattuso e mbyll pa e filluar akoma me Fiorentinën

ITALI – Gennaro Gattuso u afrua te Fiorentina menjëherë pasi mbylli aventurën e tij me Napolin. Për vjollcët ishte një entuziazëm i madh që kishin marrë një si ...