Bota

Covid në Kosovë, asnjë person nuk ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë regjistruar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit

17 Qershor 2021, 12:59 Nga DOSJA
Covid në Kosovë, asnjë person nuk ka humbur jetën dhe 10

KOSOVË-Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 10 raste të reja.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186

Njoftimi i IKSHPK’së:

17 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës. Deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.848 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186. Në total numri i rasteve aktive është 184.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bilanci covid kosove covid kosove bilanci covid kosove covid kosove

Sondazh

Poll