Turqia nuk heq dorë nga armatimi rus, Erdogan: I thash Bidenit se nuk duhet të presi ndonjë qëndrim tjetër
17 Qershor 2021, 12:47Nga DOSJA
TURQI– Turqia nuk do të heqë dorë nga furnizimi me sistemin mbrojtës raketor rus, ka thënë presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, njoftuan mediat shtetërore.
Ai tha se këtë ia ka konfirmuar edhe presidentit amerikan, Joe Biden gjatë takimit të tyre më 14 qershor në Bruksel.
“I thash Bidenit se ata nuk duhet të presin ndonjë qëndrim tjetër të Turqisë në lidhje me F-35 (aeroplanët amerikanë) dhe sistemin S-400 (sistemi rus). Ne bëmë atë që duhej, paguam paratë e nevojshme për F-35”, u tha Erdogan gazetarëve gjatë një fluturimi nga Azerbajxhani.
Blerja e sistemit rus nga ana e Ankarasë ka tensionuar lidhjet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s, pasi ata kanë shqetësime se armatimi rus nuk është në përputhje me sistemin e aleancës dhe mund të kërcënojnë avionët luftarakë F-35 të SHBA-së.
Vitin e kaluar, Uashingtoni e pezulloi Turqinë nga programi i saj i avionëve luftarakë të fshehtë F-35.
Ankaraja ka hedhur poshtë shqetësimet.
Të hënën, Biden dhe Erdogan u dukën optimistë pas takimit të tyre ballë për ballë, megjithëse aleatët e NATO-s nuk njoftuan ndonjë përparim të madh në mosmarrëveshjet, duke përfshirë S-400, Sirinë dhe çështje të tjera.
Marrë nga REL.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Shumica parlamentare e Vetëvendosje po pritet ta iniciojnë procesin e shkarkimit avokati i Popullit, Naim Qelaj sa ma shpejt që është e mundu...
MIANMAR– Një fshat në qendër të Minamarit është djegur nga junta ushtarake, duke vrarë të paktën dy vetë dhe duke ulur rreth 200 shtëpi në grumbuj hiri dh...
SHBA- Google do të bëjë të disponueshëm, deri në vitin 2022 aplikacionin “Android Earthquake Alerts” i cili do të zbulojë automatikisht lëkundjet e aksele...
LOS-ANGELOS-Vila luksoze në Los Angelos ku ndjekësit e sektit të Charles Manson vranë brutalisht një çift bashkëshortësh në vitin 1969 është shitur për 1...
BRITANI– Konkursi më prestigjioz i këndimit të operas në botë është rikthyer sivjet në kryeqytetin e Uellsit.‘BBC Cardiff Singer of the World’ vjen me 16 interp...
TURQI– Një aksion i policisë turke ka sjellë sekuestrimin e 1 ton kokainë në Portin e Mersin në zonën e Turqisë jugore. Kjo është sasia më e madhe e kokainës e ...
ITALI-Një bombë është vendosur poshtë makinës së Marco Doria, ish Presidentit të Shoqatës në Mbrojtje të Vilave dhe Parqeve historike në Romë, ditën e sotme e c...
Zgjedhjet iraniane do të mbahen më 18 qershor, por publiku iranian është i vendosur të bojkotojë në masë sepse, siç e kanë thënë disa herë, votat e tyre ...