Bota

Foto-Galeri/ Shitet vila luksoze për 1.8 milionë dollarë, aty u kryen vrasjet e kultit më famëkeq në histori

17 Qershor 2021, 11:27 Nga DOSJA
Foto-Galeri/ Shitet vila luksoze për 1.8 milionë dollarë, aty u

LOS-ANGELOS-Vila luksoze në Los Angelos ku ndjekësit e sektit të Charles Manson vranë brutalisht një çift bashkëshortësh në vitin 1969 është shitur për 1.8 milionë dollarë.

Shtëpia e stilit mesdhetar u ndërtua për herë të parë në vitet 1920 dhe dallon për një oborr gjigant buzë një pishine. Vila ofron fushëpamje të qendrës së qytetit të Los Angeles si dhe të jep mundësinë të shijosh pamjen drejt Griffith Park.

Sekti i familjes Manson ndoshta është sekti më i famshëm në histori. Të rinjtë që e ndiqnin sektin, në fund të viteve ’60 vranë disa persona dhe me gjakun e tyre shkruanin në mure tekstet e këngëve të Beatles. Sekti përbëhej më shumë nga vajza të reja, të cilat pranonin të ishin shërbëtore dhe prostituta të Manson. Charles Manson besonte se ishte Jezusi dhe nxiste vazhdimisht luftë racash. “Manson Family” nisi të fuqizohej veçanërisht pas vrasjes së bujshme të aktores Sharon Tate.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 1.8 milionë dollarë charles manson vila ne los angelos 1.8 milionë dollarë charles manson vila ne los angelos

Sondazh

Poll