Bota

Një soprano shqiptare në ‘Cardiff Singer of the World’, BBC publikon performancën e Elbenita Kajtazit

17 Qershor 2021, 11:24 Nga DOSJA
Një soprano shqiptare në ‘Cardiff Singer of the World’,

BRITANI– Konkursi më prestigjioz i këndimit të operas në botë është rikthyer sivjet në kryeqytetin e Uellsit.

‘BBC Cardiff Singer of the World’ vjen me 16 interpretues të rinj premtues që garojnë për çmimin e parë titullar të këtij eventi. Pjesë e këtij kompeticioni është sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi.

Ajo ka bërë një interpretim fantastik për të cilin ka raportuar edhe BBC, duke publikuar njëherësh edhe performancën e saj në faqen e tyre zyrtare.

Elbenita Kajtazi nga Republika e Kosovës, duke performuar ‘Dieu! Quel frisson’ nga ‘Roméo et Juliette’”, ka shkruar ndër të tjerash BBC në përshkrimin e performancës së saj.

‘BBC Cardiff Singer of the World’ është një konkurs për këngëtarët e operas që mbahet çdo dy vjet. Gara filloi për herë të parë nga BBC Wales në vitin 1983 për të festuar hapjen e Sallës së Shën Davidit në Cardiff, Uells, shtëpia e Orkestrës Kombëtare të BBC-së të Uellsit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bbc cardiff singer of the world elbenita kajtazi bbc cardiff singer of the world elbenita kajtazi

Sondazh

Poll