Bota

Bombë poshtë makinës së politikanit në Itali, Marco Daria pas dy vitesh kërcënime merret në mbrojtje nga policia

17 Qershor 2021, 10:58 Nga DOSJA
Bombë poshtë makinës së politikanit në Itali, Marco

ITALI-Një bombë është vendosur poshtë makinës së Marco Doria, ish Presidentit të Shoqatës në Mbrojtje të Vilave dhe Parqeve historike në Romë, ditën e sotme e cila trembi shumë qytetarët.

Sipas Roma Today policia italiane e çaktivizoi bombën e vendosur poshtë makinës e cila ishte verifikuar si pasojë e disa telave të dyshimtë në automjet. Doria i cili ishte gjithashtu një princ me prejardhje romake ishte vendosur tashmë nën mbrojtje policore për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që kishte marrë, e që lidheshin me denoncimet që ai i kishte bërë ndërhyrjeve të paligjshme në ndërtesa historike si dhe dëmtimit të statujave e shatërvanëve të qytetit.

Prokurorët e Romës kanë hapur një hetim dhe thonë se do ta ndjekin këtë çështje deri në fund. Doria, pas asaj që ndodhi tashmë i nënshtrohet një mase mbrojtjeje të urdhëruar nga Prefektura e Romës, vihet nën shoqërim dhe monitorim 24 orë në ditë.

Frika mbetet për Doria, i cili po lufton me një përshkallëzim të kërcënimeve rrënqethëse për dy vjet. Kërcënimi i parë ishte më 22 qershor 2018. Atë ditë, ai gjeti një kryq prej druri në xhamin e përparmë dhe gomat e shpuara. Në 24 Prill 2019, kërcënuesit i vendosën një send që mund të shpërthente në kapuç. Pastaj, përsëri, një plumb i kalibrit 0,38 me një majë të prerë të tërthortë u gjend në makinën dhe një defekt  i shkaktuar në automjet.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota itali kercenim me bombe marco daria itali kercenim me bombe marco daria

Sondazh

Poll